Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun Domokou në Greqi, pasi pesë persona u përfshinë në një përplasje.
Sipas informacioneve, 4 të dënuar sulmuan një shqiptar, 30 vjeç me sende të forta metalike dhe shkopinj.
I riu shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje ka dëmtime të shumta trupore, raportojnë mediat greke.
Gjendja e tij u agravua dhe nga spitali i Lamias u transportua për në Athinë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut për jetën e tij.
Autoritetet greke kanë filluar hetimet për përplasjen e përgjakshme në burg.
© SYRI.net