Vritet me thikë shqiptari në Itali

Vritet me thikë shqiptari në Itali

15:17, 25/11/2020
A+ Aa A-

Një qytetar shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në Attigliano, Terni, Itali.

Ngjarja është zbuluar nga disa kalimtarë, të cilët pikasën trupin përtokë dhe një thikë pranë tij.

Karabinierët që mbërritën në vendngjarje pas njoftimit identifikuan viktimën si një 59-vjeçar shqiptar, banues në Umbria.

Ai kishte një plagë me thikë midis barkut e gjoksit, e cila i kishte shkaktuar vdekjen.

Menjëherë kanë nisur hetimet për vrasje të qëllimshme, megjithëse hetuesit kanë ndjekur edhe pista të tjera, për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco