Tallet sërish gjykata e SPAK/ Sekuestron 10 mijë lekë të vjetra

Tallet sërish gjykata e SPAK/ Sekuestron 10 mijë lekë të vjetra

14:13, 24/11/2020
A+ Aa A-

Një tjetër dosje e ‘zjarrtë’ që flet për luftën kundër korrupsionit dhe që hetohen nga prokuroria e posaçme SPAK,ka përfunduar me dënimin e personit përgjegjës.

Rigels Ymeri, është i pandehuri i radhës së SPAK-ut, që është dënuar me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 10 mijë lekë të vjetra të një punonjësi policie.

Ymeri u ndalua në qytetin e Tiranës dhe më pas çështja penale kundër tij, u hetua nga një prokuror i SPAK-ut, për akuzën e ‘korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

Rigels Ymerit, ju komunikua akuza dhe më pas çështja kaloi për gjykim.

Fillimisht, Ymeri u dënua me 8 muaj burgim por më pas ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata e posaçme, duke e vënë të dënuarin në shërbim prove për një periudhë prej 16 muaj.

Në vendimin e saj gjykata e posaçme shprehet se:’…shuma e parave prej 1 000 lekë, sekuestruar të konfiskohen si mjet i kryerjes së veprës penale dhe kaluar buxhetit të shtetit…’. Ndërsa vijon më tej duke shtuar se:’…urdhërohet Prokuroria e Posaçme ‘Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar’ Tiranë, të ekzekutojë këtë vendim…’.

Disa ditë më parë, SPAK për të njëjtën shumë financiare dhënë punonjësve të policisë, dënoi Vilson Meminin me 120 orë punë të detyruar. /shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi24/11/2020 17:23

E mo ju qe s'besuat kurre se SPAKU do bente namin, do pastronte shoqerine nga korrupsioni dhe krimi i organizuar cdo thoni tani .Bravo! Reforma ne drejtesi triumfoi.

Edi24/11/2020 17:23

E mo ju qe s'besuat kurre se SPAKU do bente namin, do pastronte shoqerine nga korrupsioni dhe krimi i organizuar cdo thoni tani .Bravo! Reforma ne drejtesi triumfoi.

altini24/11/2020 16:41

Ja keta njerez na marrin ne qafe dhe rritin korrupsionin ne syte e Europes, duke na rrezikuar integrimin. Bravo SPAK! Keshtu vazhdo. Kushedi sa krenare do te ndihen Vlahutin dhe Lu?

Shto koment

Denonco