Shisnin drogë në burg, SPAK verifikon 3 të dënuar

Shisnin drogë në burg, SPAK verifikon 3 të dënuar

12:19, 24/11/2020
A+ Aa A-

Spak ka nisur verifikimet per 3 të dënuar për sjellet e tyre dhe kontaktet që mbajnë jashtë me anëtarë të grupeve kriminale. Në këto informacione thuhet se ka dyshime të arsyeshme se të dënuarit janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast në një gjobvënie.

Në përfundim të verifikimit SPAK pritet ti propozojë ministrit të drejtësisë, në këtë rast Etilda Gjonajt, futjen në regjim të posacëm për 3 të dënuarit. Aktualisht në bis 41 janë 7 të dënuar, përfshirë anëtarët e grupit Shullazi, të cilëve u janë ndërprerë pothuajse fare kontaktet me botën e jashtme.

Ndërkohë vendimet e ministres së drejtësisë për futje në regjim të posaçëm janë kundërshtuar në gjykatë dhe pritet vendimi për të parë nëqoftëse janë të drejta apo të gabuara.

Avokati i Shullazit, ka qenë një nga ata që e ka kundërshtuar edhe publikishit regjimin 41 bis, pasi sipas tij ai nuk mund të aplikohet për persona që nuk kanë marrë një dënim të formës së prerë nga ana e Gjykatës, pasi çështja po shqyrtohet në apel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco