Ja për çfarë akuzohen/ 6 të arrestuar në Tiranë

Ja për çfarë akuzohen/ 6 të arrestuar në Tiranë

10:32, 23/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.  Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë dy të rinj të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu të arrestuar edhe katër persona të tjerë, një i akuzuar për vjedhje, tre të tjerë për drejtim makine në gjendje të dehur dhe mes të arrestuarve është dhe shoferin i mjetit të aksidentit të ndodhur një ditë më parë te Shkallët e Tujanit në Tiranë ku si pasojë humbën jetën dy persona.

Njoftimi i plotë I policisë:

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 26 vjeç dhe M. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se në një bar-bilardo kryhej aktiviteti i kundërligjshëm kriminal në fushën e shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimi i lojërave të palejuara, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti. Si rezultat, gjatë kontrollit të bar-bilardos në pronësi të shtetasit E. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 37 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi lënde e dyshuar kanabis, një valixhe metalike me fisha (çipsa), 2 aparate celular dhe disa qese plastike që shërbenin për ambalazhimin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi F. C., 20 vjeç, pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi M. Gj., i cili ishte i pranishëm në bar-bilardo.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 26 vjeç, pasi më datë 21.11.2020, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit Xh. S. dhe më pas e ka shitur në një servis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital).

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I.H., 23 vjeç, pasi në rrugën dytësore Golem-Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.97 mg/l, ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, mjetin motor me drejtues R. S., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë.

R.K., 29 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar mjetin motor në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident, duke u vetëdëmtuar. Ky shtetas ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco