Ndryshohen disa shefa komisariatesh/ Kush ikën e kush vjen

Ndryshohen disa shefa komisariatesh/ Kush ikën e kush vjen

12:56, 04/11/2020
A+ Aa A-

Jo vetëm drejtuesit, por edhe shefat e komisariateve në disa zona të vendit kanë ndryshuar.

Lëvizjet kanë prekur dy qarqe, atë të Durrësit dhe Korçës, ku janë ndryshuar disa shefa komisariatesh.

Në Durrës ikën shefi i Komisariatit Gerond Seitllari, vjen Ermal Ajdini.

Në Krujë ikën shefi i Komisariatit Artur Hebaj, vjen Elton Alushi.

Në Korçë ikën shefi i Komisariatit Florian Dano, vjen Krenar Gjokutaj

Në Pogradec ikën Shefi i Komisariatit, Niko Palla, vjen Artur Hebaj.

Komisar Arjan Tase, i cili ishte shef Komisariati në Himarë është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin, në DVP Elbasan, dhe ne vend te tij eshte emëruar Komisar Lorenc Braho.

Komisar Edmond Pjetraj i cili ishte Shef Komisariati Vlorë është emëruar në detyrë shef seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, dhe ne vend te tij eshte emëruar në detyrë Komisar Agim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andrea04/11/2020 15:01

Nikollaq Palla, nje funderrine e pashoq komunist qe i ka sherbyer regjimit diktatorial dhe po i sherben edhe ketij regjimit te ri diktatorial te rames

Shto koment

Denonco