Akti terrorist/ Përse vrasësi ishte veshur me të bardha?

Akti terrorist/ Përse vrasësi ishte veshur me të bardha?

19:21, 03/11/2020
A+ Aa A-

BILD

Sulmi terrorist islamik në Vjenë shokoi mbarë botën.

Të hënën në mbrëmje, 20-vjeçari Kujtim Fejzullai qëlloi me një armë sulmi pranë një sinagoge kryesore në qendër të Vjenës, duke vrarë të paktën katër persona dhe plagosur më shumë se një duzinë të tjerë. Ai u qëllua nga policia.

Siç shihet në videot e postuara në median sociale, vrasësi ishte veshur me rroba me ngjyra të lehta. A ka ndonjë kuptim të veçantë kjo?

Eksperti i terrorizmit, Peter Neumman, thotë për BILD: “Atentatori nuk mund të shihet me qartësi. Në pamje të parë, natyrisht ai duket si një xhihadist. Sigurisht edhe mund të jetë një edhe një kamuflazh: dikush përpiqet të maskohet si xhihadist për të dhënë këtë përshtypje. Ne nuk e dimë”.

Sipas informacionit zyrtar, vrasësi ishte një mbështetës i grupit terrorist islamik, ISIS. Ai ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco