FOTO/ Kjo është shqiptarja pjesë e policisë austriake që luftoi mbrëmë terroristët

FOTO/ Kjo është shqiptarja pjesë e policisë austriake që luftoi mbrëmë terroristët

15:21, 03/11/2020
A+ Aa A-

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Tëitter.

Bota është tronditur të hënën mbrëma nga një sulm terrorist në disa qendra të Vjenës, kryeqytetit të Austrisë e një prej kryeqendrave kulturore të Evropës, shkruan Express.

Katër qytetarë kanë vdekur, dy burra dhe dy gra tashmë kanë vdekur. Përveç tyre është vrarë edhe një nga sulmuesit, për të cilin mediat austriake raportuan se është shtetas i Maqedonisë Veriore, me prejardhje shqiptare. Tashmë është publikuar edhe identiteti i tij. Kujtim Fejzullai raportohet se ishte 20-vjeçar. Ai është përshkruar nga autoritetet austriake si person i radikalizuar dhe terrorist islamik.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco