Edukatorja pozitive me COVID-19, mbyllet kopshti më i madh në Elbasan

Edukatorja pozitive me COVID-19, mbyllet kopshti më i madh në Elbasan

19:19, 02/11/2020
A+ Aa A-

Pasi një edukatore ka rezultuar pozitive me COVID-19, kopshti më i madh i qytetit të Elbasanit “Ali Arapi” është mbyllur.

Sipas informacioneve është karantinuar i gjithë stafi, ndërsa prindërit janë lajmëruar që të marrim me urgjencë fëmijët e tyre.

Po në Elbasan sot është mbyllur çerdhja numër dy, pasi një edukatore ka rezultuar pozitive. Edukatorja është infektuar nga bashkëshorti i saj, i cili ishte testuar pozitiv më herët, punonjës në bashkinë e Elbasanit.

Si pasoje çerdhja është mbyllur dhe 12 anëtareve të stafit ju është rekomanduar karantinimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco