Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3.
Në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim’.
Megjithatë Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturuar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar më herët, të pandehurve do t'u ulet një e treta e dënimit.
Te pandehurit janë dënuar përkatësisht:
1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite burgim.
5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite burgim.
6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite burgim.
7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
© SYRI.net