Po traportonte 5 sirianë me ‘ML’, arrestohet një person në Pogradec

Po traportonte 5 sirianë me ‘ML’, arrestohet një person në Pogradec

20:09, 27/10/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, një person ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi u kap në flagrancë duke transportuar disa sirianë.

Pasi ka pikasur postobllokun e policisë në hyrje të qytetit të Pogradecit, shoferi është përpjekur për t’ju shmangur në një rrugë kundravajtje, sipas informacioneve.

Policia ka arritur të kapë shoferin e makinës, brenda së cilës mendohet se ishin 4 ose 5 sirianë.

Sakaq efektivët blu i janë vënë në ndjekje një mjeti tjetër tip “Benz”, i cili mendohet se hapte rrugën për makinën tip “ML” ku ndodheshin shtetasit e jashtëligjshëm./ oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco