VIDEO/ Krimi në Fier, ulërimat e gruas zgjuan lagjen, banorja: Nuk pashë makinë…

VIDEO/ Krimi në Fier, ulërimat e gruas zgjuan lagjen, banorja: Nuk pashë makinë…

08:38, 26/10/2020
A+ Aa A-

Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në kokë mëngjesin e kësaj të hëne pranë banesës së tij dhe dëshmitare për këtë krim ka qenë vetë gruaja e tij.

Burimet bëjnë me dije se viktima Ahmet Toska është vrarë në sy të bashkëshortes, të cilën po e përcillte për në punë.

Ndërkohë pas krimit autori i ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen.

Banorët e lagjes shprehen se Ahmeti ishte njeri i mirë dhe i qetë, ndër të tjera ato theksojnë se nuk kanë parë makinë të largohet me shpejtësi ndaj mendojnë se autori ka qenë në këmbë në momentin e vrasjes.

“Gruaja e tij me vrap u largua, por kur e pa se i shoqi ra në tokë iku sërish dhe bërtiste, e vranë e vranë. Atëherë nxitova për të hapur portën për të parë nëse ishte vërtet vrasje apo ishin thjesht shashka. Tentova që ta ngrija, por nuk munda dot, u trembën fëmijët, ato ishin pa makinë, por nuk i pashë. Ai shumë djalë i mirë bashkë me familjen e tij, ai ishte një person nëse i flisje të fliste, ndryshe nuk të ngacmonte”, është shprehur një banore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ndërkohë policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco