Dështimet e OFL/ Gjykata i kthen Lul Berishës makinën e blinduar

Dështimet e OFL/ Gjykata i kthen Lul Berishës makinën e blinduar

09:56, 23/10/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka liruar automjetin e blinduar tip “BMW” të ish-kreut të “Bandës së Durrësit” Lulzim Berishës, i sekuestruar nga OFL.

Më 21 shkurt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i dërgoi  Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes tyre ishte edhe ishte edhe automjeti BMW i Lulzim Berishës.

Pasuritë e Lulzim Berishës kanë kaluar njëherë nëpër filtrat e drejtësisë. Teksa gjykohej si drejtues i “bandës së Durrësit” në Gjykatën për Krimet e Rënda në një proces paralel, e njëjta gjykatë vlerësonte kërkesat e prokurorisë për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të tij, që dyshoheshin si të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Pas sekuestrimit, reagoi edhe avokati i Berishës, Detar Hysi, i cili tha se vendimi do të ankimohet. “Do të ankimojmë vendimin, pasi të ardhurat për blerjen e mjetit janë të ligjshme dhe të deklaruara”, tha Hysi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco