‘Më ulni vitet e dënimit’/ Krahu i djathtë i Aldo Bares kërkesë gjykatës

‘Më ulni vitet e dënimit’/ Krahu i djathtë i Aldo Bares kërkesë gjykatës

18:51, 22/10/2020
A+ Aa A-

Numri 2 i bandës së Lushnjes Enver Dondollaku, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet si autor i disa krimeve, kërkon të ulë vitet e vuajtjes së dënimit në burgun e Peqinit. Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Elbasan ku kërkon që drejtësia shqiptare t’i përllogarisë në dënim ditët e paraburgimit që ka vuajtur në Itali.

Dondollaku, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Aldo Bares, u ekstradua në Shqipëri në dhjetor të vitit 2013 dhe më pas vijoi vuajtjen e dënimit me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare.  Gjykata ka kërkuar informacion zyrtar nga drejtësia Italiane, për të mësuar saktësisht se sa është periudha kohore e qëndrimit në paraburgim në Italia, e Enver Dondollakut.

Ai u arrestua në vitin 2006 në Padova të Italisë gjatë një kontrolli në stacionin e trenit. Ai mbante me vete një pasaportë të falsifikuar por policia italiane mundi ta identifikojë nga shenjat e gishtave. Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të Policisë Kleanti Bano dhe një sërë veprash të tjera penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco