Arrestohet grosisti shqiptar i drogës, ja si ‘gatuante’ heroinë dhe kokainë në laboratorin e tij

Arrestohet grosisti shqiptar i drogës, ja si ‘gatuante’ heroinë dhe kokainë në laboratorin e tij

16:52, 21/10/2020
A+ Aa A-

Një 61 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Milanos, pasi u kap në një magazinë me nëj laborator të vërtetë heroine.

Shqiptari u kap në zonën e Baggios në Milano.

Ai u ndalua disa ditë më parë, por lajmi është bërë i ditur nga policia vetëm gjatë orëve të fundit. Policia e ka cilësuar shqiptarin si një ‘grosist të lëndëve narkotike’.

Agjentët kanë zbuluar ekzistencën e depozitës me heroinë, gjatë një kontrolli, pas dyshimeve mbi lëvizjet e vazhdueshme të shqiptarit që hynte dhe dilte vazhdimisht në laboratorin e drogës.

Në magazinë, 61 vjeçari mbante edhe 50 mijë euro, rreth 8 kg të substancave heroinë dhe kokainë dhe shumë instrumente për të ‘gatuar’ lëndët narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco