Vrau kunatën për Shën Valentin, ja sa vite burg do dënohet për Xhepën, dyshime se kishin lidhje...

Vrau kunatën për Shën Valentin, ja sa vite burg do dënohet për Xhepën, dyshime se kishin lidhje...

14:36, 21/10/2020
A+ Aa A-

Dashamir Xhepa i cili akuzohet se ka vrarë kunatën e tij në shkurtin e vitit të kaluar. Lirie Xhepa ishte e ve prej disa vitesh, pasi i shoqi ishte ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë dhe dyshohet se kishte krijuar lidhje intime me të akuzuarin.

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për autorin.

Si ndodhi ngjarja:

Vrasja e 49- vjeçares Lirie Xhepa, në formën siç e rrëfyen në Polici dhjetëra dëshmitarë, duket si një krim i paralajmëruar.

Ndonëse ajo nuk e kishte adresuar asnjëherë në Polici dhunën dhe kërcënimet që kishte marrë nga kunati i saj Dashamir Xhepa, me të cilin, sipas të gjitha të dhënave kishte një lidhje intime, duket se vazhdimisht ka jetuar me frikë.

E frikësuar nga vëllai i burrit të saj të ndjerë, që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por edhe nga djemtë e vetë se mos e merrnin vesh lidhjen e fshehtë.

Madje ,ajo ishte ankuar dy herë te një punonjës Policie, duke i thënë se donte t’i jepte fund kësaj lidhjeje, pasi dhunohej sistematikisht nga kunati.

Megjithatë, viktima nuk kishte pranuar që të bënte kallëzim kundër tij, edhe nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, por edhe nga turpi. Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, janë shprehur se të gjithë ishin në dijeni të lidhjes intime. Madje, edhe të dhunës së vazhdueshme që ushtrohej ndaj 49-vjeçares, por askush nuk fliste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco