U përplasën tragjikisht nga treni, përcillen mes lotësh dy vëllezërit e mitur

U përplasën tragjikisht nga treni, përcillen mes lotësh dy vëllezërit e mitur

17:31, 16/10/2020
A+ Aa A-

Janë përcjellë ditën e sotme me nderime dhe mes lotësh, dy vëllëzërit Hasan (17) dhe Blerian (13) Arifaj për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Ratish i Epërm.

Dy vëllezërit humbën jetën në mënyrë tragjike pasi u përlasën nga treni ndërsa po shkonin në shkollë, teksa kalonin shinat.

Në këtë tragjedi shpëtoi fatmirësisht vëllai i tretë, Arigoni, që ishte me ta.

Ai ishte i vetmi që e pa tragjedinë e vëllezërve dhe më pas telefonoi babain e tyre, Arifin, për t’i kërkuar që me urgjencë të shkonte në stacionin e trenit.

Babai i djemve, Arif Arifaj, duke folur për mediat kosovare mes dhimbjes falenderoi  Zotin që i ka shpëtuar djali i dytë.

“Në vitin 1989, jam shku në mërgim. Kam kriju një familje dhe kisha tre djem. Hasanin, Arigonin dhe Blerianin. 17 vjeç, jo 16 tjetri hala dhe edhe një muaj i vogli 14 vjeç. Rasti tragjik ka qenë që si zakonisht fëmija shkojnë në shkollë, unë banoj në një qytet afër Mynheni-it, Bavari. Fëmija ku banoj prej një qyteze duhet të shkojnë të vazhdojnë mësimin në qytet”.

Për djalin e madh, Hasanin, ai tha se ka qenë nxënës shumë i mirë, ndërsa djali i vogël ëndërronte të bëhej futbollist.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco