Mbyllet kopshti 41/ Infektohen drejtoresha, edukatorja dhe sanitarja

Mbyllet kopshti 41/ Infektohen drejtoresha, edukatorja dhe sanitarja

09:41, 13/10/2020
A+ Aa A-

Kopshti 41 në kryeqytet është mbyllur për shkak të koronavirusit. 

Mësohet se pozitive pas kryerjes së tamponit ka rezultuar drejtoresha e kopshtit, një prej edukatoreve dhe sanitarja, teksa pritet përgjigjet për pjesën tjetër të stafit.

Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në një afat të caktuar.

Ndërkohë po vijon puna për gjurmimin e rasteve të reja me Covid-19 që mund të kenë pasur kontakte me dy të infektuarat.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 4 humbje jete dhe 171 raste të reja në 24 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco