EMRI/ 22-vjeçarja e zhdukur prej 10 ditësh, e ëma dyshon për rrëmbim: Te telefoni i saj pashë…

EMRI/ 22-vjeçarja e zhdukur prej 10 ditësh, e ëma dyshon për rrëmbim: Te telefoni i saj pashë…

19:52, 12/10/2020
A+ Aa A-

Prej 2 tetorit, 22-vjeçarja nga Lushnja Dajana Mita është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë.

Prej 10 ditësh prindërit e saj bën kallzimin në polici por ende nuk kanë marrë asnjë informacion se ku mund të ndodhen vajza e tyre.

Sipas tyre, vajza bëntë një jetë të rregullt teksa i tremben trafikimit ose vrasjes.

“Them rrëmbyer se kam një dyshim se te telefoni i saj, pash një targë makine, dy ditë dhe kjo targa menjëherë vajta te komisariati i Lushnjes dhe komisariati i verifikoi e mori atje këtë djalin dhe te ky djali dyshoj se ma ka rrëmbyer vajzën. Ka 10 ditë vajza nuk kemi marrë asnje lloj haberi. Ky djalë që e ka marr mbase e ka shitur, mbase e mban me dhunë nuk e di. Ka qenë e rregullt e mbyllur në vetvete, jo e shkathët. Mos e ka vrarë. 10 ditë pa marr vesh ku është vajza”.

Policia e ka shpallur në kërkim por deri tani për Dajanën nuk dihet ende asgjë. Prokuroria e Lushnjes ka marrë në pyetje një djalë me të cilin vajza ishte njohur në rrjetet sociale.

Ai ka pranuar lidhjen mes tyre, por thotë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e vajzës, telefoni i së cilës rezulton i fikur.

Vajza është parë për herë të fundit teksa largohet me një automjet nga Lushnja në drejtim të Rrogozhinës./ Klan/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco