Arrestohet 17 vjeçari i tmerrshëm, si e tërhoqi shqiptaren prej flokësh për ta grabitur ….

Arrestohet 17 vjeçari i tmerrshëm, si e tërhoqi shqiptaren prej flokësh për ta grabitur ….

19:14, 12/10/2020
A+ Aa A-

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia italiane, në akuzën për grabitje të dhunshme në dëm të disa grave. Minoreni, për të cilin nuk specifikohet origjina, në muajin maj sulmoi dy gra, midis të cilave edhe një 27 vjeçare shqiptare.

Dinamika e sulmit ishte e njëjta.

Ai i ndiqte me biçikletë viktimat kur ishin vetëm, i tërhiqte prej flokësh dhe më pas i grabiste.

Kështu veproi edhe me 27 vjeçaren shqiptare, kur I tërhoqi çantën dhe varësen e floririt nga qafa.

Pavarësisht rezistencës së gruas, 17 vjeçari e kishte tërhequr nga flokët fillimisht. Më pas e kishte goditur me grushte, duke arritur ti merrte në përfundim 600 euro nga portofoli.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco