Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Fundi karrierës kriminale’/ Shkatërrohet banda e të miturve shqiptarë, ishin kthyer në makthin e qytetarëve

Fundi karrierës kriminale’/ Shkatërrohet banda e të miturve shqiptarë, ishin kthyer në makthin e qytetarëve

16:06, 10/10/2020
A+ Aa A-

Policia italiane e Genovas, ka shkatërruar një bandë të përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Banda e cila njihej me ermin ‘H-B Hellzbanianz’ përbëhej nga djem në moshë të re që janë përgjegjës për një sërë krimesh të rënda të kryera në zonën Tigullio, në Liguria.

Ata ishin bërë makthi i rrethit, aq sa i detyruan disa bashkëmoshatarë të ndryshonin zonën e tyre të banimit dhe stilin e jetës, derisa këtë mëngjes ata i dhanë fund "karrierës së tyre kriminale".

Policia e Chiavari e koordinuar nga Gjykata e të Miturve në Genova trokiti në derën e 18 anëtarëve të bandës duke i arrestuar sepse ishin përgjegjës për rreth 20 krime. Ndër krimet më të rënda që kanë kryer janë grabitja me dhunë e një personi në tren deri në rrahjen barbare të tij.

Akuzat janë ngritur për disa vepra penale si grabitje, zhvatje, plagosje, ngacmime etj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco