Historia tronditëse/ Mori vajzën në takimin me të dashurin, e përdhunoi me miratimin e nënës

Historia tronditëse/ Mori vajzën në takimin me të dashurin, e përdhunoi me miratimin e nënës

18:38, 07/10/2020
A+ Aa A-

Një vajzë rreth moshës 14-vjeçare nga Drenasi i Kosovës, dyshohet se u dhunua nga një burrë një javë më parë, ndërkohë që në dijeni për këtë fakt ishte edhe nëna e të miturës.

Të dy këta persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, ndërkohë që grupi hetimor po bën analizimin e provave për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Avokati i dhunuesit, Gazmend Halilaj, personi që dyshohet se dhunoi vajzën, është shprehur se klienti i tij dhe nëna e vajzës ndodhen të dy në paraburgim.

Ai madje u shpreh se klienti i tij asnjëherë nuk ka qenë i dënuar nga Policia e Kosovës, madje nuk ka pasur as ndonjë kundërvajtje.

“Për klientin tim nuk ka asnjë provë. Për momentin është në paraburgim. Ai s’ka pasur asnjëherë dënime apo kundërvajtje në Polici”, tha Halilaj.

Burime nga Mjekësisa Ligjore në Kosovë, bëjnë me dije se ekzaminimi mjeko-ligjor i vajzës është bërë më 1 tetor dhe i është dërguar Prokurorisë së Shtetit.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Kosovës nëna e 14-vjeçares kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën. Gruaja në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.

Babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe bashkëshorti i gruas, është një person me probleme të shëndetit mendore, por çifti i martuar kanë edhe fëmijë të tjerë.

Vajza e mitur aktualisht gjendet në strehimore, ndërsa po shqyrtohet mundësia që edhe fëmijët e tjerë të  gruas të merren nën përkujdesje të shtetit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco