Kosovë, 123 të shëruar dhe 43 raste të reja me Covid 19

Kosovë, 123 të shëruar dhe 43 raste të reja me Covid 19

15:04, 01/10/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy persona dhe janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.

Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco