‘Fermeri’ nga Shqipëria habit gjermanët me plantacionin e tij

‘Fermeri’ nga Shqipëria habit gjermanët me plantacionin e tij

18:37, 30/09/2020
A+ Aa A-

Policia gjermane bëri të ditur se ka zbuluar një plantacion të madh kanabisi në rajonin e Paderbornit. Sipas policisë, ky është plantacioni më i madh që është zbuluar në Paderborn.

Që në prill kishte dyshime se godina po përdorej për aktivitete të paligjshme. Megjithatë vetëm së fundmi u krye aksioni në banesën e kthyer në një plantacion të sofistikuar.

Mediat shkruajnë se është arrestuar një fermer 42-vjeçar shqiptar.

Brenda në banesë kishte 150 rrënjë kanabisi të rritura dhe 160 që ishin akoma të vogla. Plantacioni kishte 100 llampa speciale dhe një sistem ventilim me filtra aktive.

Policia po kërkon për bashkëpunëtorët e shqiptarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco