Zhduket 51 vjeçari me probleme të shëndetit mendor në Kurbin

Zhduket 51 vjeçari me probleme të shëndetit mendor në Kurbin

12:51, 29/09/2020
A+ Aa A-

Një 51 vjecar nga fshati Gurëz i Kurbinit është zhdukur prej 10 ditësh.

Mark Daka, jetonte tek e motra në Lushnje dhe ishte rikthyer në vendlindje për të kaluar disa ditë, por aty ka humbur gjurmët.

“Në datën 19 e kanë sjellë me makinë për të qëndruar dy ditë dhe dy netë këtu. Ato e kanë lënë këtu me kusht për të ardhur që ta marrin sërish. Pas dy netësh ai nuk është parë më. Ka lënë disa rroba aty dhe është zhdukur”, shprehet i afërmi i 51 vjeçarit.

Të afërmit, thonë se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ata e kanë denoncuar zhdukjen e tij në polici, por kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

Policia e Kurbinit nga ana tjetër thonë se kërkimet janë shtrirë edhe në qytete të tjera, ndaj kërkojnë edhe bashkëpunimin e qytetarëve në rast se kanë dijeni për fatin e 51 vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco