Një ditë pas përleshjes me armë që la pas një person të vdekur dhe dy të plagosur, Elbasani duket se i është kthyer qetësisë.
Por ndërsa merr shkallët e pallatit në lagjen “11 Nentori” dhe ndalon para apartamentit të Lefter Zhidros, 71-vjeçarit që mbajti në alert policinë për orë të tëra derisa RENEA e ekzekutoi, shenjat e plumbave dhe dera e shqyer të kujton “luftën” e të enjtes.
Saga e përballjes mes Lefter Zhidru dhe Policisë, sulme me armë dhe negociata të dështuara, përfundoi pas 5 orësh.
Njëra nga fqinjet ka treguar për SYRI TV momentet e tmerrit.
© SYRI.net