Konflikti për gardhin/ Futi nën rrotat e makinës komshien, gjykata e lë në burg

Konflikti për gardhin/ Futi nën rrotat e makinës komshien, gjykata e lë në burg

11:09, 23/09/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 61-vjeçarin Hile Simoni i cili dyshohet se aksidentoi qëllimisht komshien e tij Katrinë Hila, pas një sherri që ka ndodhur mes tyre.

Simoni ka thënë në gjykatë se nuk është e vërtetë që ai ka aksidentuar me qëllim komshien e tij, dhe se gjithçka ka ndodhur pa dashje.

“Ngjarja ka qenë aksidentale, nuk kam pasur mundësi të kontrolloj mjetin, për shkak të rrugës pa standarde. Sapo ka ndodhur aksidenti kam telefonuar punonjësin e policisë në Gurin e Zi. Edhe djali im të ishte, s’do kisha mundur të shmang aksidentin”, është shprehur Simoni.

“Kam vënë në dijeni policinq se kam aksidentuar gruan e kushëririt. Gruaja më ka prerë rrugën. Unë nuk e kam goditur. Ndërsa debatet i kemi mbyllur më parë. Para një jave, unë dhe burri i Katrinës kemi konsumuar një kafe për qejf në prani edhe të personave të tjerë, sepse nuk kemi patur asnjë problem. Pasi e kam aksidentuar, jam munduar që ta nxjerr nga makina, por ka qenë e pamundur dhe pastaj telefonova policinë dhe një mik”, mësohet se ka thënë autori i ngjarjes para gjykatës.

Nndërsa e lënduara Katrina Hila, ka rrëfyer  momentet e tmerrit në emisionin ABC-ja e Mëngjesit. 61-vjeçari pasi i ka shtypur të dy këmbët, e ka lënë për rreth një orë të gjymtuar gruan duke tentuar t’i nxjerrë edhe sytë.

“Unë jam Katrina Hila. E kena pas konfliktin për një punë gardhi. Edhe e shoqja e ka çu peshë të shoqin tërë kohën. Më ka gjuatur me gurë disa herë, por ia kam fal tërë kohën. Të shtunën ka dalë më ka thënë:”Do të rrah, do  të mbys me gjithë familje”. 

Pastaj u nisa me shku në kishë. 50 metër prej shtëpisë së vet më ka zënë, ka marrë makinën me shpejtësi dhe e ka ndalu, e pava që erdhi me shpejtësi. Kam pas një shufër hekuri nja 50 centimentra , e kam mbajtur sepse kam pas frikë se do më rrahi. I lëshova rrugën dhe I thashë: “ Ec more zotëri shko në punën tënde!”  

Ma bëri me dorë, 'ec drejt'. E pa që nuk eca drejt, ai ka marrë kthesën edhe më ka marrë me turi (turinjtë e makinës) edhe dy këmbët m'i ka zënë nën makinë. Kam ndenjur gati një orë e gjysmë nën makinë. Është ul prej makine dhe më ka kap për sysh për të më qërruar sytë.

Jam mbrojtur vetë prej syve  dhe fillova të bërtas me të madhe : “Më mbyte more, më mbyte". Pastaj bëra demek se jam tuj vdek, edhe thashë ishalla po më lëshon. 

Ai u çu prej aty edhe më ka kap në grushta e shkelma edhe ka ik. I bëra zë një komshie: “N’qofshi për mu, hajde më ndihmoni.”

I kam thënë lajmëro shefin ( policinë). Ka njoftu shefin, ka ardh shefi, kanë ardhë me më nxjerrë, por s’kanë mundë se kam qenë nën makinë.Pastaj kanë thirrë edhe vinçin, kanë ardhë më kanë nxjerr me vinç ata që kanë lëvizë makinën.

Më kanë pru në spital, kjo ka qenë puna ime. Më ka paralajmëruar gjithë kohën se do më mbysë me tërë familjen. S’kam çfarë them tjetër, të dy këmbët I kam të thyera. Se di ça bën zoti, por ishalla drejtësia, din vetë e bën vetë!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco