EMRAT/ Arrestohen me 500 mijë paund drogë, 3 shqiptarët kultivonin hashash në Londër

EMRAT/ Arrestohen me 500 mijë paund drogë, 3 shqiptarët kultivonin hashash në Londër

20:23, 22/09/2020
A+ Aa A-

Në prangat e policisë britanike kanë rënë tre shqiptarë të cilët merreshin me kultivimin e hashashit.

Sipas informacionve, Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44 vjeç dhe Erion Beqiraj 35 vjeç janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi.

Në bazë të vlerësimit nga ekspertiza, vlera që kapte malli në treg është rreth 500 mijë paund.

Ata kanë qenë nën vëzhgim dhe u janë gjetur 3 shtëpia në të cilat kishin mbjellë hashash dhe dyshohet se ishin të përfshirë edhe në zona të tjera në kultivimin e bimës narkotike.

Pas hetimeve mbi aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm, oficerët e policisë i kanë arrestuar shqiptarët më datë 10 shtator.

Gjithsesi, gjykata ka vendosur që t'i lirojë me kusht ndërsa hetimet vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco