EMRI/ Atentati në Durrës, vdes në spital i plagosuri

EMRI/ Atentati në Durrës, vdes në spital i plagosuri

21:29, 18/09/2020

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, shtetasi Armando Baboçi (Gjini) I cili u plagos së bashku me djalin e tij këtë mbrëmje në Durrës.

Baboçi u përfshi në një përplasje në një lokal në këtë qytet, ndërkohë që nuk dihet gjendja e djalit të tij.

Ngjarja ndodhi në lokalin e vëllait të ish-kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako, në rrugën ‘Pavarësia’, pranë Urës së Dajlanit,

Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura e sende të tjera, çka flet për një konflikt fizik të mundshëm para se të nxirreshin armët.

Për shkak të planit të masave të dy ditëve të fundit, forcat e policisë kanë qenë afër dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

6 persona e shoqëruar janë të gjithë nga familja Tatanozi nga Durrësi.

Mes dy familjeve flitet për një konflikt që ka çuar në plagosjen e babë e bir.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco