EMRAT/ Ja kush janë babë e bir, dy personat e plagosur në Durrës

EMRAT/ Ja kush janë babë e bir, dy personat e plagosur në Durrës

20:36, 18/09/2020
A+ Aa A-

Janë zbuluar dy identitetet e personave të plagosur këtë mbrëmje në lagjen nr. 13 në Durrës, në lokal ‘Pineda’.

Ata janë babë e bir, Armando Baboçi dhe Erald Gjini 19 vjeç.

Deri më tani nuk ka motive mbi ngjarjen.

Ndërsa policia ka ndaluar dy personat e dyshuar të lidhur me ngjarjen.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco