I tradhtoi Blackberry/ Detajet e frikshme: Ja si vepronte karteli shqiptar

I tradhtoi Blackberry/ Detajet e frikshme: Ja si vepronte karteli shqiptar

20:05, 17/09/2020
A+ Aa A-

Europol njoftoi se ka goditur një grup të fuqishëm kriminal shqiptar. Operacioni i madh ndërkombëtar u quajt LOS BLANCOS.

Sipas tyre, grupi i njohur me emrin ‘Kompania Bello’ ishte ndër më aktivët për trafikun e kokainës në Europë. 20 persona janë arrestuar në 10 vende. Sipas njoftimit, janë kapur 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash.

Disa media shkruajnë se ky është karteli i parë shqiptar i drogës.

Europol ka njoftuar se një 40-vjeçar shqiptar drejtonte organizatën kriminale nga Ekuadori. Ndërkohë mediat shqiptare thonë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Dritan Rexhepi.

Në njoftimin e Europol është sqaruar edhe metoda e punës e grupit kriminal, madje edhe si pastroheshin paratë e fituara.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtare të kokainës punuan veçmas me shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Në këtë rast, rrjeti shqipfolës nën hetim e hodhi poshtë modelin dhe e kontrollonte të gjithë zinxhirin- që nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut e deri te shpërndarja në të gjithë Europën”.

“Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës- një shtetas shqiptar 40-vjeçar i vendosur në Ekuador- negocionte drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Europës, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri, organizonte shpërndarjen në të të gjithë Europën. Kokaina kontrabandohej përmes kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara”, thuhet në deklaratë.

“Kriminelët i pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem nëntokësor të remitancave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien. I ngjashëm me sistemin e transferimit havala, njerëzit që përdorin fei ch’ien depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ të rrjetit në një vend. Një operator tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Duke mos lënë asnjë gjurmë të provave për hetuesit e ligjit, rrjeti mendohet se ka pastruar miliona euro përmes këtij sistemi”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë mediat italiane kanë dhënë të tjera detaje, duke theksuar se hetimet kanë nisur në vitin 2015, fillimisht në Itali. Hetuesit zbuluan një celulë shqiptare që vepronte në Firence, Romë dhe Modena. Hetimi fillestar nisi për disa qytetarë shqiptarë që shfrytëzonin vajza për prostitucion. Por më pas u zbulua se disa prej tyre ishin përfshirë në trafik të madh droge.

Kapja e një celulari Blackbarry, që përdorej nga një prej të dyshuarve, nxori në pah se ata përdornin një aplikacion të këtij celulari si standard komunikimi për trafikun.

Mediat shkruajnë se lideri i këtij grupi ishte i padiskutueshëm.

Të ardhurat e fituara përdoreshin për të siguruar pagesa për kostot ligjore në rast arrestimesh dhe për mbajtjen e familjeve.

Anëtarët e grupit i përmbaheshin një kodi të rreptë heshtjeje, që aplikohej edhe te anëtarët e familjeve të tyre. Ky kod zbatohej me rreptësi edhe për shkak se organizata kishte vrasës me pagesë që mund të ekzekutonin këdo që bashkëpunonte me drejtësinë.

Hetuesit zbuluan se shqiptarët i bënin marrëveshjet me trafikantët nga Ekuadori. Për çdo ngarkesë, ajo ndahej 50 me 50, që do të thotë se gjysma ishte në pronësi të organizatës shqiptare, gjysma shkonte për ekuadorianët.

Transporti bëhej në rrugë detare dhe droga mbërrinte në portet e veriut të Europës: Antverp, Bremen dhe Roterdam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cimi18/09/2020 06:24

Dhei kapen celularin blackberry me sigurine me te larte dhe e zbuluan. Hahahaha. Rasti i pare ne bote qe ckodohet blackberry me 70 milione perdorues. hahahaha

Shto koment

Denonco