Identifikohet viktima dhe të plagosurit në aksidentin pranë Himarës Foto nga vendngjarja

Identifikohet viktima dhe të plagosurit në aksidentin pranë Himarës

08:30, 08/09/2020
A+ Aa A-

Janë identifikuar viktima dhe të plagosurit, që mbetën në një aksident të rëndë pranë fshatit Piqeras të Himarës. I vdekur ka mbetur Armand Asllani dhe trupi i tij është dërguar në morgun e Sarandës. Makina Citroen ka targa DR 8468 E. 

Policia tha se si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri Armand Asllani, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa shoferi, E.B dhe pasagjerja A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco