FOTO - Akuzohet se dogji ishin, 25 vjeçari mohon akuzat: Ajo i dërgonte video seksi të dashurës sime

FOTO - Akuzohet se dogji ishin, 25 vjeçari mohon akuzat: Ajo i dërgonte video seksi të dashurës sime

22:51, 02/02/2017
A+ Aa A-

25-vjeçar shqiptar Hasan Varoshi, i akuzuar se tentoi të vriste ish të dashurën e tij italiane, ka mohuar akuzat. I marrë në pyetje nga autoritet italiane nga spitali ku po kurohet për shkak të djegieve, ai ka thënë se, shkoi në banesën e Alessandras për ti shkatërruar celularin. Kjo, pasi ajo i dërgonte të dashurës së re të tij video të raporteve seksuale të vetë 40-vjeçares dhe shqiptarit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 30 Janarit në Nocera Umbra.

Sipas Varoshit, 40-vjeçarja ishte duke pastruar me alkool kur ai shkoi në banesën e saj. Mes tyre lindi një grindje, shishja me alkool përfundoi në tokë dhe 25-vjeçari e shkemoi drejt sobës dhe më pas ndodhi shpërthimi.

Alessandra ishte më afër me sobën dhe ndaj mori djegie më të shumta. Ndërkohë, Hasani e kapi prej krahu për ta larguar nga zjarri. Më pas, theu xhamin e dritares për të dalë jashtë. Të dy u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Ditën e nesërme, gjyqtari do të vendosë nëse do ta quajë të vlefshëm arrestimin e shqiptarit, apo do ta lërë të lirë. /Syri.net/

    Banesa e 40-vjeçares italiane në Nocera Umbra

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco