Nga Kruja në Mat për të kultivuar kanabis, polica arreston 3 persona dhe shpall 1 në kërkim

Nga Kruja në Mat për të kultivuar kanabis, polica arreston 3 persona dhe shpall 1 në kërkim

12:32, 14/08/2020

Policia e Shtetit, në vijim të kontrollit të territorit të vendit në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka finalizuar një operacion të koduar “Stojani”.

Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër pasi dyshohet se janë autorët e kultivimit të parcelës me kanabis.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë me iniciale, M. Gj., 32 vjeç, D. L., 33 vjeç, J. D., 32 vjeç dhe E. M, 26 vjeç, i shpallur në kërkim, të gjithë banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar kanabis, një peshore elektronike dhe një mjet tip BMW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco