A mund të shpëtohej nga plazma imune skulptori që vdiq nga Covid/ Ja çfarë thotë mjeku shqiptar në Itali

A mund të shpëtohej nga plazma imune skulptori që vdiq nga Covid/ Ja çfarë thotë mjeku shqiptar në Itali

19:32, 09/08/2020
A+ Aa A-

Mjeku shqiptar në Itali, Shpëtim Baçi, I cili jep shërbimin e tij si bluzë e bardhë në Spitalin e Parmës, ka shpjeguar në lidhje direkte me Syri Tv, se çfarë është plazma hiperimune, e cila ndihmon të sëmurët me Covid-19.

Baçi u ndal gjithashtu edhe te rasti i skulptorit, Arben Bajo, i cili humbi jetën me Covid, pasi në Shqipëri mungon plazma hiperimune, që mund t’I shpëtonte jetën.

‘Plazma hiperimune merret nga njerëz të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antikorpe në trupin e tyre në mënyrë të tillë që më pas t’u dhurohet të sëmurëve me sëmundje me koronavirus.

Por duhet të dimë diçka, që jo të gjithë kanë antikorpe për të dhuruar.  

Pra para se të dhurohet plazma duhet të bëhet testimi kush i ka këto antikorpe.

Dhe minimalisht duhet 14 ditë që të mos ketë shenja të infeksionit.

Çdo pacient që ka kaluar koronavirusin mund të dhurojë deri në 600 miligramë, ose dy herë në muaj, 1200 miligramë.

Plazma në vetvete përmban imunoglobinë që ndihmon për të kuruar sëmundjen.

Por edhe kjo është një strategjii, por nuk shërben te  të gjithë.

Në rastin e skulptorit, duhet ta vlerësojnë mjekët e Spitalit Infektiv nëse duhej dhënë apo jo plazma immune.

Por në Itali me plazmoimunen ka patur shumë sukses.’

Më tej mjeku Baçi ka shpjeguar se në cilën fazë të sëmundjes mund të përdoret plazma imune.

‘Plazma imune mund të pëdoret në fazën e fillimit të sëmundjes, kur mushkëria nuk është dëmtuar. Por kur i sëmuri është në gjendje të rëndë, i duhet dhënë një shans.

Kjo plazmë nuk ka kosto. Ka më shumë kosto ilaçet se sa plazma.

Por duhet parë gjithmonë sasia e antikorpeve të atij që e dhuron.

Sa më të larta antikorpet, aq më mirë për të sëmurin. Pra jo të gjithë që e kanë kaluar, kanë sasinë e duhur të antikorpeve.

Edhe në Shqipëri duhet që dalëngadalë të fillojë kjo strategji kurimi.

U bëj thirrje shqiptarëve, të dhurojnë gjak.

Kush nuk ka sëmundje shoqëruese, të vejë të dhurojë.

Të mos presë që shëndetësia t’u thotë hajde të dhuroni.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 09/08/2020 20:36

O Shpetim, hajde puno ne Tirane dhe jep leksione per mjekesine!

Shto koment

Denonco