'SPAK sekuestroi edhe një varrezë'/ Avokatët e Ndroqit ankimojnë vendimin

'SPAK sekuestroi edhe një varrezë'/ Avokatët e Ndroqit ankimojnë vendimin

14:50, 07/08/2020
A+ Aa A-

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi dorëzuan sot ankimimin kundër vendimit për sekuestrimin e pronave, marrë më 1 gusht nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mes 26 pronave të sekuestruara janë dhe dy televizionet “Ora” dhe “Ora News”.

Ankimimit i janë shoqëruar edhe provat, të cilat avokatët thonë se vërtetojnë se të gjitha pasuritë janë të ligjshme.

"Sekuestroja është vendosur duke përmendur një shkresë të Interpolit që z.Ndroqi ka qenë i arrestuar në vitin 2015 në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS, si nga vendimi që është bërë publik dje, që z. Ndroqi nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian. Ka lëvizur lirshëm në zonën Shengen dhe në Amerikë. Është vënë si indicie, pasi ligji nuk ka efekte prapavepruese pasi është votuar dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2010," tha avokati Alban Qafa.

Sipas tij, nën sekuestro është vënë edhe një varrezë fshati.

"Kemi konstatuar absurditete në procedura, pasi është vënë sekuestro për prona që z. Ndroqi nuk i ka në posedim. Njërën nga tokat nuk e zotëron z. Ndroqi, por është varrezë fshati. Ndërsa për pronat e tjera janë të vëna nga aktiviteti tregtar, i recensuar në mënyrë të ligjshme qysh nga viti 1993. Ka kaluar disa kontrolle nga tatimet dhe pastrimi i parave duke rezultuar OK. Po ashtu është kredituar edhe nga bankat. Po ashtu janë sekuestruar edhe mjete që janë me leasing nga Reiffeisen Bank duke u quajtur si pasuri të paluajtshme. Po e njëjta gjë me prona që janë financuar 100% nga bankat," tha ai.

"Pasuritë e z. Ndroqi janë të vëna me burime të ligjshme dhe shpresojmë që provat do të merren nga Gjykata e Apelit, pasi sekuestroja është bërë në kundërshtim me ligjin anti-mafia, ku përcaktohet kur vihet sekuestroja. Këto prona nuk kanë qenë në prag të tjetërsimit apo kur janë nën ndikim të organizatave kriminale. Në fakt, televizionet kanë qenë duke botuar lajme kundër organizatave kriminale".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco