EMRI/ I kërkuar nga Italia kapet lezhjani i dënuar për drogë

EMRI/ I kërkuar nga Italia kapet lezhjani i dënuar për drogë

08:23, 05/08/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme është arrestuar një 51 vjeçar banues në Ishull Lezhë.

Anton Kola ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi Gjykata e Milanos në mars të 2011 e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim, për veprën penale ‘Tafikim i lëndëve narkotike’.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Anton Kola, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim , për veprën penale"Trafikim i lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco