12 raste të reja në 24 orë/ Infektohen 2 familje në Durrës, 7 raste nga kontakti me vatrat ekzistuese

12 raste të reja në 24 orë/ Infektohen 2 familje në Durrës, 7 raste nga kontakti me vatrat ekzistuese

18:00, 02/08/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, në qytetin e Durrësit janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus.

Sipas informacioneve, shtatë prej tyre janë raste kontakti të vatrave ekzistuese të infeksionit.

Ndërsa 5 rastet e tjera janë dy familje të ndryshme, prej të cilave njëra me tre anëtarë, ndërsa tjetra një çift bashkëshortësh.

Durrësi numëron 291 raste aktive me koronavirus në rang qarku, duke u renditur në vend të dytë pas Tiranës me 1285 të infektuar aktivë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco