Zhduken dy shqiptarë/ 36-vjeçari arratiset nga klinika në Zvicër dhe një 17-vjeçar zhduket në Britani

Zhduken dy shqiptarë/ 36-vjeçari arratiset nga klinika në Zvicër dhe një 17-vjeçar zhduket në Britani

16:26, 02/08/2020
A+ Aa A-

Përgjatë 24 orëve të fundit, dy shqiptarë janë raportuar të zhdukur në Zvicër dhe Skoci.

Rasti i parë ka të bëjë me 36-vjeçarin Halit Mujaku, i dënuar për grabitje, i cili po kurohej në një klinikë në Winterthur të Zvicrës.

Ai është arratisur prej andej në orën 04:20 të kësaj të diele dhe prej asaj kohe është në kërkim.

Policia thotë se Mujaku njihet si tepër agresiv, është përdorues droge dhe ka një shenjë të dukshme në krahun e majtë.

Gjithashtu policia rekomandon vëmendjen më të madhe pasi personi i arratisur mund të sillet në mënyrë agresive.

Personave që janë në gjendje të japin informacione për personin e kërkuar u kërkohet të kontaktojnë policinë e kantonit të Cyrihut, telefon: 044 247 22 11.

Në rastin e dytë bëhet fjalë për 17-vjeçarin Olti Gega, i cili u pa për herë të fundit në zonën Camagael të Fort William, Skoci, rreth orës 12.00 të së shtunës.

Rreshteri Michael Bell që po ndjek rastin tha se “po shqetësohemi gjithnjë e më shumë për Oltin dhe do të nxisja këdo që beson se mund ta ketë parë atë ose që ka ndonjë informacion, të na kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur, në numrin 101”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco