Seks me klientët në sytë e vajzës së mitur/ Si u zbulua 40 vjeçarja nga policia pas ndjekjes

Seks me klientët në sytë e vajzës së mitur/ Si u zbulua 40 vjeçarja nga policia pas ndjekjes

20:12, 01/08/2020
A+ Aa A-

Një grua 40-vjeçare, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e 30 Korrikut. Bashkë me të u vu në pranga edhe një 25-vjeçar, Idriz Besholli. Pasi u ndoq për disa orë nga policia, ajo u prangos në një hotel në afërsi të një qendre tregtare në periferi të Tiranës, ku ushtronte profesionin e prostitutës.

Por duket se krimi si saj më i madh nuk ishte prostitucioni. Gruaja kishte me vete në dhomën e hotelit edhe vajzën e saj, vetëm 7-vjeçe. 40-vjeçarja kryente marrëdhënie me klientët e saj në prezencë të vajzës së mitur.

Kur policia ka hyrë në dhomën e hotelit, gruaja ka tentuar të fshehë të bijën në tualet. Më pas ajo është marrë dhe është dërguar në një qendër për mbrojtjen e fëmijëve. Gruaja që u arrestua dy ditë më parë është bërë e njohur për publikun në Shtator të vitit të kaluar përmes emisionit investigativ Stop.

Ajo duket teksa prostituon në rrugë, në prani të fëmijëve, të cilët i shfrytëzonte për të ndaluar makinat, me qëllim sigurimin e klientelës.

Denoncimi u bë nga banorët e zonës ku ajo ushtronte profesionin e prostitutës.

Policia ishte vënë në ndjekje të vetë gruas për të siguruar prova ligjore për ndalimin e saj në flagrancë./  Klan Plus

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Liberali02/08/2020 09:12

E ke gabim trafikun e droges e kontrollon dhe e vjel vete policia, jane plotesisht te inkriminuar e bashkepuntor te jesh i sigurte per kete qe drejtohet ne menyre te organizuar nga lart poshte. Ndersa per kete prostituten nuk ja vlen te meresh fare.

Liberali02/08/2020 09:12

Mafja ne kete vend eshte ne pushtet.

Liberali02/08/2020 09:08

Mafja ne kete vend eshte ne pushtet.

Shqiptari01/08/2020 22:53

DERGOJENI TEK SPAK!!! MORTJA U HENGERT ME GJITHE POLICI!!! ATE E DHA EMISIONI STOP, POLICIA PASKA MUAJ QE PO E NDIQTE!!! PO PSE NUK NDJEK RRUGET E KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TE KANABISIT POLICIA, POR MERRET ME NJE GRUA PA PUNE, PA BUKE QE KA FEMIJE PER TE USHQYER, DHE DETYROHET TE BEJ ATO PUNE "TE PISTA" NE RRUGE POR QE I QUAJNE TE PASTRA NEPER ZYRAT E SHTETIT!!!

Shto koment

Denonco