A ekziston Covid-19?

A ekziston Covid-19?

13:17, 16/07/2020
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho

Shumë persona nga ata që, sikundër Meri Popins, e quajnë veten “të rritur me mend në kokë” habiten me mohuesit e COVID-it.

Gati 14 milion të prekur, mbi gjysmë milioni persona që kanë humbur jetën, bota në kaos prej më shumë se gjashtë muajsh nuk mjafton për të bindur një grup jo dhe aq të vogël të “pabindurish” se virusi ekziston. Për mendimin e këtyre të fundit, jemi duke përjetuar një përbetim mbarëbotëror për të kthyer njerëzit në robotë me anë të një çipi elektronik, një invazion të teknologjisë 5G, etj., etj., por jo atë që u duket kaq “normale” pjesës tjetër: pandeminë nga një virus i panjohur.

KU BAZOHEN KONSPIRACIONET?

Ndërsa për pjesën më të madhe të “racionalëve” konspiracionet bazohen tek injoranca, ekspertët e dinë se ato e kanë fillesën tek MOHIMI. Një nga mekanizmat përshtatës që qenia njerëzore ka zhvilluar në mijëvjeçarë është injorimi apo mohimi i rrezikut, me qëllim mobilizimin e mekanizmave përballues (në anglisht ky term quhet “coping mechanism”). Në mjekësi, mohimi haset shpesh dhe është madje i vlefshëm në etapa të caktuara të sëmundjes, ashtu sikurse kthehet i dëmshëm në rrethana të tjera. Në parim, një frikë e përjetuar me intensitet më të lartë, kthehet në mohim që shpesh merr përmasa patologjike.

Ç’DUHET BËRË SOT?

Duke qenë se mohimi e ka bazën tek frika, përpjekjet për t’u mbushur mendjen mohuesve se virusi ekziston duke i treguar atyre fakte akoma më të frikshëm nga përmasat që ka marrë sëmundja, duke i ftuar të vizitojnë pacientët në prag të vdekjes, duke bërë publike video-dëshmi, etj. nuk bëjnë gjë tjetër veçse thellojnë problemin në vend që ta zgjidhin atë. Ajo që funksionon në këto raste është një strategji e mirëmenduar komunikimi me publikun që duhet të ketë si komponent të vetin edhe komunikimin me këtë grup të rëndësishëm, i cili në se nuk bashkëpunon, ka potencialin të minojë përpjekjet e bëra për kontrollin e epidemisë.

EPIDEMIA NGA COVID PO JEP LEKSIONE EDHE MBI ROLIN E GJITHOLLOGËVE. AI ËSHTË I PËRSHTATSHËM PËR TË ZBAVITUR TURMAT DHE PËR TË LUAJTUR ME AUDIENCAT MEDIATIKE, POR JO PËR TË ZGJIDHUR PROBLEMET.

NË RASTIN E EPIDEMISË SË COVID, NJË STRATEGJI KOMUNIKIMI ME PUBLIKUN, E HARTUAR DHE ZBATUAR NGA PROFESIONISTË KA POTENCIALIN TË NDRYSHOJË RRJEDHËN E PANDEMISË NË BOTË DHE TË EPIDEMISË NË SHQIPËRI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari16/07/2020 17:49

Megjithe respektin qe kam per doktor Erion Dasho ne shume raste, mbeshtes komentuesin Vllau Meres, nje koment me nivel dhe shume i argumentuar.

Vllau Meres16/07/2020 16:48

Ketij analfabetit statistikor qe ka shkruar kete pacavuren ketu lart duhet tia thote dikush qe jo vetem eshte shume kontradiktor ne ate qe ka shkruar por edhe del zbuluar qe ka marre "honorar" ai dhe ky qe ia boton: 1. Nese mohimi e ka bazen tek frika, ata qe luajne me "friken e miletit" dhe qe e kane shnderruar nje virus te zakonshem ne nje murtaje te zeze, a nuk kane frike se ata qe do e mohojne "virusin" do shtohen sa me shume te shtohet paniku dhe "kercenimi me vdekje" qe ata kane propoganduar prej 5 muajsh? 2. Ata qe kane vene pikepyetje mbi virusin nuk jane as njerez te thjeshte dhe te trembur, as kane mbrapa miliarda dollare OBSH -rash, kompanish farmaceutike apo telekomunikacioni, por profesioniste te mjekesise dhe epidemiologjise, te cilet kane hedhur teza qe gjitholloget analfabete statistikore deri me sot nuk u kane dhene asnje pergjigje te qarte. 3. Pyetjes se kur del xhiro virusi, ne mengjes ne darke, fundjave apo fillimjave, ku jeton me gjate, sa metra kercen dhe se kush e financoi panikun e perhapur global me foto me arkivole e salla te stermedha te pershtatura me kompjuter si spitale ne Spanje 4. Nese ka nje virus duhet te na japin pergjigjen finale: eshte natyral apo artificial. Ne eshte natyral do bashkejetoje si cdo tjeter i ngjashem me njerezit. Ne eshte artificial, teoria se eshte hedhur me qellim reduktimin e numrit te njerezve mbi toke me ane llogarish te sofistikuara te paskrupullta per vrasjen me nje gur te dy zogjve: shitjen e vaksines dhe perfitimet qe vijne prej saj si dhe nderhyrjen ne sistemin gjenetik dhe imunitar te te gjithe popullsise te botes me ane te perberjes se kesaj vaksine (duke pare permasat globale te mbjelljes se panikut edhe vaksina do kete nje perhapje globale e te detyruar). Nje tjeter dyshim: sot lexova nje lajm qe hidhej propozimi qe te stimulohej vaksinimi qysh tani kunder gripit stinor. Nje nga arsyet qe disa mjeke e studiues kane dhene per permasat e perhapjes se Covid-19 ne Italine e veriut ka qene edhe numri i larte i personave qe me zonat me te prekura kane qene te vaksinuar me pare apo vaksinoheshin rregullisht me vaksinen kunder gripit stinor. Nese kjo teori eshte e vertete, i bie qe stimulohet vaksinimi per gripin stinor tani, ne menyre qe te "vertetohet" teoria e rikthimit me fuqishem te Covid-19 ne tetor me pasoja te njejta si ne Italine e veriut. Shkrime te tilla dekonspirojne analfabetizmin statistikor te shkruesit dhe analfabetizmin enciklopedik te "botuesit". Eshte per te ardhur keq se do mendojme pastaj qe "te gjithe ata qe jane apo do te vijne ne krye te puneve", jane njelloj dhe do themi, budalla per budalla (apo sheeebudalle per sherrbudalle), me mire po mbajme kete qe kemi

xj16/07/2020 15:19

Shko pyet ate doktorin gjerman Stefan Lanke we ka von 100 mije euro bast ne favor te atij qe zbulon a ka virus

Antirilindas16/07/2020 15:13

Për komentuesin Gj: Më mirë të na komandojnë miliarderët se injorantët, Injorantët votojnë rilindjen e diktatorë të tjerë në vendet më të pazhvilluara. Komunizmin injorantët e sollën në pushtet.

Gj 16/07/2020 13:28

ska shans me me vene cips as 5g ,duam te jetojme te lire sic na boni zoti ,nuk duam tena komandojn miljarderet me telekomande,, kam lind e lir do te vdes e lire..ok

vzsdvxcv16/07/2020 13:25

sa leke ju kane dhene per keto qe shkruani

Shto koment

Denonco