Bilanci tragjik: Vdesin edhe tre pacientë, shkon në 104 numri total

Bilanci tragjik: Vdesin edhe tre pacientë, shkon në 104 numri total

10:30, 16/07/2020
A+ Aa A-

Vijon të rritet numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe 3 persona të tjerë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit është shënuar rritje edhe te rastet e reja, pasi janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe 99 persona.

"Situata paraqitet serioze në Spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. 

Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve," deklaroi MSH.

Numri i viktimave shkon në 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1) .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco