Drogë dhe vrasje/ Kush janë 4 ‘të fortët’ që sot u shkoi letra nga OFL

Drogë dhe vrasje/ Kush janë 4 ‘të fortët’ që sot u shkoi letra nga OFL

11:51, 15/07/2020
A+ Aa A-

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularët për deklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënuarve në Korçë e Kavajë, të cilët janë identifikuar si Jorgo Zguri, Kristi Pojani, Gjergji Ziu, Bashkim Demrozi.

Njoftimi i OFL: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J.Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

K.P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, kryer në bashkëpunim;

Gj. Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;

B.D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco