Sherri i nipave me xhaxhain në Krujë, degjeneron në dhunë situata. Ja çfarë thotë policia

Sherri i nipave me xhaxhain në Krujë, degjeneron në dhunë situata. Ja çfarë thotë policia

10:50, 13/07/2020
A+ Aa A-

Xhaxhai me dy nipat kanë rënë në prangat e Policisë së Krujës, në flagrancë, pasi akuzohen për “Dhuna në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë”.

Sipas policisë, këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco