Arrestohet shqiptari, rrahu bashkëshorten me shkelma dhe grushta përpara fëmijës 2-vjeçar

Arrestohet shqiptari, rrahu bashkëshorten me shkelma dhe grushta përpara fëmijës 2-vjeçar

18:14, 11/07/2020

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi rrahu me grushta dhe shkelma, bashkëshorten e tij në sy të fëmijës 2-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një zënke e cila nisi në mënyrë verbale dhe më pas përfundoi me dhunë fizike. Ishte gruaja e cila telefonoi në numrin e policisë të cilët bënë edhe arrestimin e shqiptarit dhunues.

Burri u përpoq të largohej por pa sukses. Gjithcka ndodhi mëngjesin e së premtes në Milano në rrugën Padova.

35 vjeçari shqiptar kishte edhe precedentë penalë dhe kjo nuk ishte hera e parë që denoncohej për dhunë në familje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco