EMRAT/ Aksidentoi këmbësorin në trotuar, arrestohet shoferi

EMRAT/ Aksidentoi këmbësorin në trotuar, arrestohet shoferi

12:20, 11/07/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë u shënua në Prrenjas një ditë më parë. Një makinë përplasi për vdekje 25-vjeçarin Marsel Kukli. Ai u godit nga mjeti tip Audi, që drejtohej nga Ardian Halili.

Makina po lëvizte me shpejtësi kur doli nga rruga dhe goditi viktimën në trotuar.

Ngjarja u regjistrua përpara gjimnazit në Prrenjas. Autori u kap pasi u largua nga vendi i ngjarjes. Ditën e sotme, policia bëri të ditur se ka arrestuar në flagrancë shoferin.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, duke  drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë  aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit"

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco