EMRI/ Kapet me pistoletë me silenciator, i riu shpërndante drogë

EMRI/ Kapet me pistoletë me silenciator, i riu shpërndante drogë

11:05, 11/07/2020

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri, është arrestuar nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për të riun Klodian Troci.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një hetimi trijavor, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar "Befasia", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me precedent të mëparshëm penal vijonte të ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e narktikëve, kryesisht në Kombinat dhe në zonën e Tiranës së Re, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pa tri javë hetimesh, nisur dhe nga informacioni i marrë se ky shtetas në vendin e quajtur " Qytet i nxënësve" po qarkullonte me biçikletë dhe mund të kishte me vete lëndë narkotike dhe armë zjarri, kanë zhvilluar operacionin policor “Befasia”. Gjatë kontrollit, shtetasit K. T., në çantën që mbante në dorë, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestori edhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco