VIDEO/ Shqetësonte lagjen me muzikën, pronari i lokalit përplaset me policinë

VIDEO/ Shqetësonte lagjen me muzikën, pronari i lokalit përplaset me policinë

10:33, 11/07/2020
A+ Aa A-

I kthyer në një shqetësim për banorët e lagjes “10 Korriku” për shkak të zhurmës që shkaktonte çdo natë, një nga lokalet në qendër të qytetit të Beratit është mbyllur dje në mbrëmje nga policia për disa orë.

Ankesat e shumta të qytetarëve në numrin e policisë 129 kanë detyruar patrullat e policisë të shkojnë në ambjentet e këtij lokali dhe të kërkojnë “uljen e zërit” dhe respektimin e rregullave. Por, mbërritja e forcave të policisë në lokal ka shkaktuar irritimin e pronarëve të cilët janë konfliktuar me policinë dhe jo vetëm.

Ata janë konfiktuar verbalisht edhe me gazetarët që ishin duke filmuar aksionin e policisë, duke u kërkuar me forcë largimin e tyre. Pas kësaj, pranë ambjenteve të lokalit “Shisha Dream” që ndodhet shumë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, kanë shkuar përforcime të tjera policore, që kanë bërë edhe shoqërimin në polici të shumë personave, mes tyre edhe të pronarit të lokalit.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se,po proçedohet penalisht pronari i lokalit, shtetasi M.Ç,51-vjeç,banues në Velabisht,ndërkohë që janë sekuestruar nga policia edhe pajisjet muzikore të lokalit.

Burimet zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë, se për shkak të muzikës së lartë dhe zhurmës që ky lokal krijon në zonë, ai është kthyer në shqetësim për banorët e pallateve dhe shtëpive përreth që çdo natë ankohen duke kërkuar ndihmën e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco