Zbulohen 3 hajdutë të shtëpive në Durrës, dy ishin nga Manza, një nga Rrushkulli

Zbulohen 3 hajdutë të shtëpive në Durrës, dy ishin nga Manza, një nga Rrushkulli

09:21, 11/07/2020
A+ Aa A-

Tre hajdutë shtëpish në Durrës janë zbuluar nga Policia. Dy prej tyre janë ndaluar dhe i treti është shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit njoftoi se në kuadër të operacionit policor të koduar "Periferia", ndaloi D. S, 18 vjeç dhe H.Q, 20 vjeç, banues në Manzë dhe shpalli në kërkim  K.N, 19 vjeç, banues në Rrushkull.

Dyshohet se të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një periudhë 3-mujore kanë kryer 12 vjedhje në banesa, në fshatrat Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vjedhja".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco