Maska me detyrim në ambientet e mbyllura/ Deputetja e Ramës: Virusi ka ndryshuar...

Maska me detyrim në ambientet e mbyllura/ Deputetja e Ramës: Virusi ka ndryshuar...

19:00, 09/07/2020
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Socialiste dhe aerobiologia Elona Gjebrea, e ftuar në studion e “Ditari” në A2, zbuloi se Komiteti Teknik do të sugjerojë brenda disa ditësh mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të brendshme.

Kur u pyet nëse ka nevojë për një strategji ndryshe duke parë rritjen e rasteve të reja me Covid-19, Gjebrea tha: “Duhet të përshtatemi me situatën që kemi, që është një situatë e papritur, edhe pse me hapjen priteshin rritjet e rasteve. Ka nevojë për masa dhe strategji. Brenda disa ditësh mund të ketë sugjerim për mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të brendshme”.

Sipas Gjebreas, “virusi ka patur një mutacion dhe është bërë më infektiv, por shumë më i adaptueshëm në popullatë”.

“Prandaj shikojmë një përhapje më të madhe të virusit, gjë që ka lidhje edhe me daljen nga karantina. Mund të thuhet me siguri që sot ka një variant më të përshtatur në popullatë dhe më pak agresiv. 50% e të shtruarve në fillim të marsit dhe prillit ka qenë në gjendje të rëndë, ndërsa sot vetëm 6% janë në gjendje të rëndë. Vërtet që shifrat janë më të larta, por virusi është më pak agresiv. Ne duhet të vazhdojmë të kemi shumë kujdes dhe të respektojmë masat”, tha Elona Gjebrea.

Në lidhje me përhapjen e virusit përmes ajrit, Gjebrea u shpreh: “232 shkencëtarë i kanë dërguar letër OBSH-së për rrezikun e transmetimit përmes ajrit në ambiente të mbyllura. Bëhet fjalë vetëm për ambiente të mbyllura. Ka pjesë të vogla koronavirusi që qëndrojnë në ajër dhe në ambiente të mbyllura mund të qëndrojnë më gjatë. Bizneset duhet të kenë kujdes dhe të marrin masa për filtrat e ventilimit”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco